Ekonomi

Të parafundit në rajon për biznes

27 Tetor 2016 | 8:51

Në raportin e fundit të Bankës Botërore (BB) për “Të bërit biznes 2017”, Kosova gjendet në vendin e 60-të derisa para nesh gjenden të gjitha shtetet e rajonit, në përjashtim të Bosnjë e Hercegovinës

Në raportin e fundit të Bankës Botërore për “Të bërit biznes 2017”, Kosova gjendet e parafundit në rajon, ndonëse krahasuar me vitin paraprak është ngritur për katër vende më përpara.

Në vendin e 10-të apo e para në rajon gjendet Maqedonia, duke pasuar nga Sllovenia, e cila është në vendin e 30-të, Bullgaria në vendin e 39-të, Kroacia në vendin e 43-të, Serbia në vendin e 47-të, Mali Zi në vendin e 51-të, Shqipëria në vendin e 58-të, Kosova në vendin e 60-të, si dhe Bosnjë e Hercegovina në vendin e 81-të. Ndërkaq në krye të listës së shteteve më të mira për të bërë biznes gjenden Zelanda e Re, Singapori dhe Danimarka.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se ngritja e Kosovës për katër vende tregon për punën që është bërë në ofrimin e kushteve më të mira për bizneset, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Mirëpo, sipas tyre, vendi ka ngecur në dhënien e lejeve të ndërtimit, energjia elektrike, mbrojtja e investitorëve të vegjël, si dhe zbatimi i kontratave ani pse, sipas tyre, disa ligje që janë miratuar pas majit të këtij viti nuk janë marrë parasysh në këtë raport./Zëri

Më të lexuarat

Tribuna

Email