Ekonomi

Sot hapet panairi i ushqimit dhe pijeve

20 Tetor 2016 | 9:05

Panairi dyditor ndërkombëtar i ushqimit dhe pijeve “Agrokos 2016”, fillon sot në Prishtinë dhe ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e mëtejmë të zinxhirit të prodhimtarisë vendore dhe ndërkombëtare në sektorin e agrobiznesit.

Qëllim tjetër i këtij panairi është që të ndikojë në rritjen e aftësisë konkurruese në treg duke ndihmuar bizneset në gjetjen e partnerëve bashkëpunues.

“Pastaj, B2C dhe mundësinë e B2B, B2G takimeve, takime ballë-për-ballë me klientin, informimin me trendet e fundit të teknologjisë më efektive dhe efikase, konsulencë për paraqitje sa më profesionale në panair, etj.Paralelisht me panairin, për vizitorët profesionist CEO do të organizojë aktivitete të ndryshme informative dhe profesionale si; seminare, punëtori, konferenca nga ekspertë shkencor dhe profesionist të kësaj fushe.

Konferenca e mbajtur në edicionin e fundit, nga inxhinier agronom për mënyrën e drejtë të prodhimit të specave në fushë të hapur, ka rezultuar me shumë sukses dhe është shprehur interesimi shumë i madh për përsëritjen e aktiviteteve të këtij lloji.Njëkohësisht, CEO do të organizojë aktivitete të ndryshme atraktive si; festë argëtuese, shfaqje e kafshëve, garë ndërmjet ekspozuesve për përzgjedhjen e shtandit më kreativ, mbledhja e fondeve për bursa të studentëve të fakultetit të Bujqësisë dh e Veterinarisë të UP, lojëra interesante, etj”, thuhet në njoftimin e organizatorëve./KosovaPress/

Më të lexuarat

Tribuna

Email