Sigurohet mbështetja financiare nga Banka Botërore për termocentralin “Kosova e Re” (VIDEO)
Ekonomi

Sigurohet mbështetja financiare nga Banka Botërore për termocentralin “Kosova e Re” (VIDEO)

31 Janar 2017 | 23:24

Tashmë është siguruar edhe mbështetja nga ana e Bankës Botërore për financimin e projektit për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Këtë e ka konfirmuar, Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane, në emisionin Kontakt në TribunaChannel.

“Brenda muajit shkurt pritet nënshkrimi i kontratës me kompaninë e përzgjedhur për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re,” është shprehur Zeka, transmeton GazetaTribuna.

Ai beson se në pranverë, pas nënshkrimit të kontratës pritet të fillojë edhe ndërtimi.

Por, rrënimi i termocentralit “Kosova A”, apo nxjerrja e tij nga përdorimi para finalizimit të kapaciteteve të reja energjetike, sipas Zekës, do të shkaktonte problem në furnizim me energji elektrike dhe një barrë të madhe do ta barte ekonomia e vendit.

“Meqenëse do të nxirreshin nga funksioni një numër i madh i bizneseve prodhuese, të cilat edhe ashtu janë në numër të vogël, të cilat do të ndikoni në bilancin tregtar,” vlerëson Zeka.

Sipas tij, energjia e importuar po kushton shumë me tepër se ajo e prodhuar brenda vendit, që do të thotë se cmimi i energjisë elektrike të cili do të duhej ta paguanin qytetarët dhe bizneset do të ishte i lartë dhe i papërballueshëm,  dhe se “sërish do të shkaktonte probleme në të gjitha shifrat e zhvillimit ekonomik.”/GazetaTribuna/

Më të lexuarat

Tribuna

Email