Qeveria paralajmëron rritjen e pagave edhe në një sektor
Ekonomi

Qeveria paralajmëron rritjen e pagave edhe në një sektor

03 Shkurt 2018 | 13:43

Sot në Qeverinë e Kosovës është diskutuar edhe për sektorin e Shëndetësisë, me ç’rast ministri Uran Ismaili tha se ky sektor ka nevojë për një mobilizim edhe më të madh të aktorëve përgjegjës.
Sic tha Ismaili, misioni i Qeverisë është që në 2018 të ketë ndryshim në të mirën e personelit, duke përmendur edhe pagat, shkruan gazetametro.net.

‘Misioni ynë dhe i Qeverisë tashmë është i qartë që viti 2018 të jetë viti i ndryshimit në këtë sektor në të mirë të personelit, me pajisje, paga dhe infrastrukturë, dhe në të mirë të qytetarëve me shërbime cilësore dhe në çdo kohë’, ka thënë Ismaili.

Këto detaje ministri Ismaili ka thënë se i ka diskutuar me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe disa nga drejtues të tjerë të sistemit shëndetësorë.

Ndryshe, rritja e pagave është përmendur edhe për disa sektorë të tjerë, ndërkohë që deri tash ka vendim për rritjen e rrogave për gjyqtarë e prokurorë dhe për zyrtarët qeveritarë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email