Promovohet kultivimi i shpiragut
Ekonomi

Promovohet kultivimi i shpiragut

27 Prill 2017 | 11:09

Sot promovohet njëra nga kulturat më të reja në Kosovë, që po kultivohen lokalisht dhe u jep fermerëve vendor mundësinë për të ekspozuar dhe shitur shpargun që kanë prodhuar.

Në aktivitet do të marrin pjesë ambasadori SHBA-ve në Prishtinë George Delawie dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi.

Në vitin 2011, USAID-i filloi të mbështesë kultivimin e shpargut në Kosovë me vetëm 10.6 hektarë të mbjellur me këtë kulturë.  USAID-i ka punuar me kultivuesit për të zgjëruar prodhimin dhe rritur rendimentet, ka mbështetur pikat grumbulluese, ka sponzoruar evenimentet promovuese dhe ka punuar në krijimin e lidhjeve tregtare lokale dhe ndërkombëtare për shpargun e Kosovës.

Më të lexuarat

Tribuna

Email