PAPUNËSIA NË VENDET E RAJONIT, PRIJNË BOSNJA E KOSOVA
Ekonomi

PAPUNËSIA NË VENDET E RAJONIT, PRIJNË BOSNJA E KOSOVA

20 Korrik 2017 | 10:37

Edhe disa statistika të reja e rendisin Kosovën si shteti me papunësi mjaft të madhe në Ballkan. Nga gjitha vendet e rajonit-Kosova zë pozitën e dytë në rajon me plot 27.5 për qind të papunë. Më keq se Kosova qëndron vetëm Bosnja dhe Hercegovina me 39.65 për qind të papunë.

Pas Bosnjës dhe Kosovës, shteti i tretë për nga papunësia është Maqedonia, me 22.9 për qind. Kjo sipas SEE Political Risk.

Me gjithë shifrën shqetësuese të të papunëve në Kosovë, kur një temë e tillë flitet asnjëherë nuk jepen shifra të njëjta nga faktorët vendorë.

Zakonisht, edhe pse Qeveria e Kosovës e pranon se papunësia është e lartë, mundohet të paraqesë shkallë më të ulët të papunësisë. Kurse, e kundërta ndodhë më opozitën dhe shoqërinë civile, të cilët paraqesin shifra krejt tjera, transmeton Metro.

Dukshëm më mirë qëndrojnë Rumania (5.4%), Bulgaria (6.8%) dhe Sllovenia (8.9%).

Më të lexuarat

Tribuna

Email