Panairi “Prishtina 2017” bën bashkë 150 biznese
Ekonomi

Panairi “Prishtina 2017” bën bashkë 150 biznese

19 Prill 2017 | 11:04

Oda Ekonomike e Kosovës në orën 11:00 hap Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtarë “Prishtina 2017”.

Ky është edicioni i 18 deri sa e veçanta e tij sipas përfaqësuesit të OEK-ut Mehdi Kika është se pjesëmarrës do të jetë 150 biznese vendore e ndërkombëtare.

Ky është panairi më i madh i organizuar ndonjëherë marrë parasysh numrin e bizneseve pjesëmarrëse.

Kika ka thënë për median se pritjet janë që në Qendren e Panaireve në Shkabaj të kenë rreth 12 mijë e 500 vizitorë.

Madje për dërgimin e tyre në Qendrën ku mbahet panairi OEK-u siguron edhe transportin.

Sipas Kikës autobusët që dërgojnë në Shkabaj do të jenë në qytet çdo 30 minuta.

Panairi do të jetë i hapur nga ora 9 e 30 deri në 16:00 deri në ditën e shtunë.

Ai mbështetet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e Zhvillimit Ekonomik dhe ajo e Financave.

Më të lexuarat

Tribuna

Email