Nuk është koha që Ligji për Sigurime Shëndetësore të hyjë në fuqi
Ekonomi

Nuk është koha që Ligji për Sigurime Shëndetësore të hyjë në fuqi

18 Maj 2017 | 15:09

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), Arian Zeka, ka kërkuar nga qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës që të pezullojë implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, specifikisht mbledhjen e premiumeve të sigurimeve shëndetësore, të planifikuar të fillojë më 1 korrik 2017.

Drejtori i OEAK-ut, Arian Zeka, sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka thënë se përgatitjet e tanishme për hyrjen në fuqi për Ligjin për Sigurime Shëndetësore, nuk janë adekuate. Sipas tij edhe periudha e pasigurisë politike, kërkon që ky ligj duhet të shtyhet dhe të mos hyjë në fuqi më 1 korrik 2017.

“Nuk kemi informata nga Ministria e Shëndetësisë si ka shkuar procesi. MSH-ja ka qenë e mbyllur me palët e interesit”, ka thënë ai. Zeka ka rekomanduar që implementimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe mbledhja e premiumeve të shtyhet së paku deri më 1 janar 2018.

Ai ka bërë me dije se OEAK-u, ka shprehur shqetësimin për këtë ligj edhe gjatë draftimit. “Kemi rezervat tona për këtë ligj. MSH-ja, më së paku dialogon me palët e interesit. Kemi shprehur publikisht që MSH-ja të mësoj me ministritë e tjera të linjës. Ata punojnë dhe bashkëpunojnë me palët e interesit”,ka thënë ai.

Zeka ka vlerësuar se Ligji për Sigurime Shëndetësore, është nj rëndësie shumë të madhe për qytetarëve e Kosovës, duke e marrë parasysh se një pjesë e saj jeton në kushte të vështira sociale. Ai ka thënë se edhe bizneset do të ngarkohen shumë, duke e marrë parasysh se edhe ekonomia informale është e lartë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email