Nuk denoncon vjedhjen, arrestohet
Ekonomi

Nuk denoncon vjedhjen, arrestohet

07 Tetor 2017 | 12:58

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë rojën e një lokali, pasi nuk denoncoi në polici vjedhjen e një mjeti lundrues gomone në Orikum.

Efektivët e Stacionit Policor Orikum kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S.K., 57-vjeç, banues në Orikum.

Shtetasi i mësipërm akuzohet për veprën penale të mos kallëzimit të krimit pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm dhe ka parë personat që kanë vjedhur mjetin lundrues tip gomone në pronësi të shtetasit A.K., me vendbanim të deklaruar pranë lokal Orikut-Orikum.

Vjedhje e mjetit lundrues është kryer më datë 06.10.2017, nga tre shtetas ende të paidentifikuar në vendbanimin e saj pranë lokal Oriku ku S.K, shërbente si roje.

Ky shtetas në asnjë moment nuk e ka kallëzuar kryerjen e këtij krimi në organet e ndjekjes penale ose ne organet e rendit publik.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, si dhe hetimin e të gjitha pistave të mundshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më të lexuarat

Tribuna

Email