Mjedrat e Kosovës së shpejti në Gjermani
Ekonomi

Mjedrat e Kosovës së shpejti në Gjermani

11 Korrik 2017 | 20:53

Janë duke u zhvilluar takime intensive me Odën Ekonomike Gjermane në Berlin, si dhe me kompani të ndryshme për blerjen e produktit të mjedrës nga Kosova.

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Gjermani është duke dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm për krijimin e lidhjeve ekonomike në mes të Gjermanisë dhe Kosovës.

Kryetari i kësaj organizate Mustafë Abazi bashkë me nënkryetarët Bekim Borovci dhe Fatos Xhafolli, si dhe drejtuesit e tjerë, janë duke biseduar me kompani të ndryshme gjermane për të krijuar mundësi të eksportit të drejtpërdrejt të mjedrave nga Kosova për në Gjermani, është bërë e ditur nga ‘DritarjaOnline’.

Drejtuesit e këtij rrjeti janë të kënaqur që Serbia dhe Polonia, si eksportuesit më të mëdhenj të mjedrave për në Gjermani kanë probleme me paraqitjen e sëmundjeve të këtij produkti.

Kjo ka bërë që të ndalohet eksporti i tyre për në Gjermani. Situata e tillë e krijuar është një ndihmë e madhe për drejtuesit tanë afaristë që t’i bindin më lehtë kompanitë gjermane të eksportojnë drejtpërdrejt prodhimet e mjedrave të Kosovës.

Tani janë duke u zhvilluar takime intensive me Odën Ekonomike Gjermane në Berlin, si dhe me kompani të ndryshme për blerjen e produktit të mjedrës nga Kosova.

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po kontribuon edhe sfera të tjera. Ata kanë krijuar mundësi për punësimin e dhjetëra shqiptarëve nga Kosova në kompanitë e tyre që veprojnë në Gjermani. Me këtë hap ata po e zbusin papunësinë në Kosovë.

Një shembull që ja vlen ta përmendim është ai i kryetarit Mustafë Abazi i cili solli në kompaninë e tij mbi 30 punëtorë. Po ashtu edhe afaristët tjerë që e drejtojnë organizatën kanë sjellë me dhjetëra punëtorë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email