Ministri Hasani në Washington merr përkrahjen e Bankës Botërore
Ekonomi

Ministri Hasani në Washington merr përkrahjen e Bankës Botërore

27 Mars 2018 | 22:22

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani gjatë vizitës së tij zyrtare në Washington, është pritur në takim nga përfaqësues të Bankës Botërore, shkruan GazetaTribuna.

Ministri Hasani është pritur nga Javier Suarez, Menaxheri i Bankës Botërore për Tregti dhe Konkurrencë për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, Damien Shiels dhe Daria Laverentieva, zyrtare për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Evropës dhe Azisë Qendrore.

Ministri Hasani me këtë rast ka falënderuar përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Kosovës e në veçanti Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ai ka çmuar lartë angazhimin dhe përkushtimin e madh të Bankës Botërore. Sipas ministrit Hasani Banka Botërore ka qenë një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u bisedua për fillimin e implementimit sa më të shpejtë të projektit për Rritjen e konkurrueshmerisë dhe promovimit të eksportit, i cili do të ndihmojë institucionet e Kosovës në aspektin e përpilimit dhe zbatimit të strategjive dhe politikave zhvillimore, krijimit dhe zhvillimit të ambientit operacional për zhvillimin e ndërmarrjeve si dhe konsolidimit të mëtejmë të dialogut publiko-privat, i cili kap një vlerë prej 14,5 milionë euro.

Po ashtu është  shqyrtuar edhe mundësi e investimit në tregti dhe komunikacion, një projekt rreth 15 milionë dollarësh, shkruan GazetaTribuna.

Kurse përfaqësuesit e Bankës Botërore i konfirmuan ministrit Hasani përkrahjen për Kosovën  për  realizimin e projekteve që do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së të bërit biznes.

Në këtë takime u diskutua edhe  për zhvillimet e fundit në fushën e  tregtisë dhe industrisë në Kosovë, progresin në implementimin e projekteve të financuara nga Banka Botërore, si dhe për financimin e projekteve të reja./GazetaTribuna/

Më të lexuarat

Tribuna

Email