Me fondet amerikane do të krijohen vende të reja të punës
Ekonomi

Me fondet amerikane do të krijohen vende të reja të punës

05 Prill 2017 | 11:13

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka thënë se përkrahja amerikane për krijimin e vendeve të punës ka rendësi të madhe për Kosovën.

Sipas tij, gjatë katër viteve të ardhshme nga fondet e MCC-së, do të krijohen vende të punës në ekonomitë lokale të Kosovës.

“Fillova sot ditën me diskutimet për krijimin e vendeve të punës me ekipin e Zyrës për Sfida të Mijëvjeçarit dhe zëvendës-drejtorin e MCC Kevin Mitchel. Përkrahja shumë-milionëshe amerikane për Kosovën është e rëndësisë thelbësore, sidomos për më të varfrit dhe fshatrat. MCC gjatë katër viteve të ardhshme do të jetë bosht i rëndësishëm i krijimit të vendeve të punës në ekonomitë lokale dhe në fshatrat e Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook . /Telegrafi/

Më të lexuarat

Tribuna

Email