Mbi 1 miliard euro për ndërtimin e Kosovës së Re
Ekonomi

Mbi 1 miliard euro për ndërtimin e Kosovës së Re

28 Mars 2017 | 11:09

Ministër i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Blerand Stavileci ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se kontrata për ndërtimin e Termocentralit të ri “Kosova e Re” pritet të nënshkruhet së shpejti. Sipas tij, termocentrali i ri do të prodhojë 450 megavate orë energji elektrike dhe kostoja e ndërtimit do të jetë mbi 1 miliard euro

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, thotë se shumë shpejt pritet të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Termocentralit të ri “Kosova e Re”.

Ai thotë se aktualisht janë në fazën përmbyllëse të projekteve energjetike si pjesë e Strategjisë Afatgjate për Sektorin e Energjisë 2017-2026, me të cilat përfundimisht do të bëhen zgjidhje të qëndrueshme për transformimin e ekonomisë së vendit tonë, e cila ka vuajtur shumë si rezultat i mosfurnizimit të rregullt dhe cilësor me energji elektrike.

“Pas një procesi të gjatë negociues presim që shumë shpejt ta caktojmë datën e nënshkrimit të marrëveshjeve komerciale, e cila i paraprin hapit të fundit të projektit, atij të tenderimit për ndërtuesin e termocentralit. Kostoja totale investuese pritet të jetë diku mbi 1 miliard euro, prej të cilave 30% sigurohet nga investitori amerikan ‘Contour Global’ dhe 70% nga institucionet ndërkombëtare financiare, agjencitë kredituese të eksportit dhe bankat komerciale. Kapaciteti prodhues do të jetë 450 MW me efiçiencë 40%, që dëshmon se teknologjia e cila përdoret do të jetë në përputhje me standardet mjedisore”, ka thënë Stavileci. /Zëri/Telegrafi/

Më të lexuarat

Tribuna

Email