Mbahet kongresi i dytë ndërkombëtar i shkencave juridike dhe ekonomike
Ekonomi

Mbahet kongresi i dytë ndërkombëtar i shkencave juridike dhe ekonomike

08 Shtator 2017 | 18:08

Në tetor do të mbahet kongresi i dytë ndërkombëtar i shkencave juridike dhe ekonomike.

Qëllimi i konferencës konsiston në stimulimin e shkrimit akademik nga ana e studentëve të shkencave ekonomike dhe juridike, si dhe krijimin e një ambienti të përshtatshëm për nxitjen e debateve në mes studentëve në frymën e shëndoshë akademike.

Natyrisht që ky Kongres do të jetë një mundësi shumë e mirë për të gjithë pjesëmarrësit, ku do mund t’i shkëmbejnë mendimet dhe përvojat e ndryshme në mes tyre. Përndryshe, kontributet shkencore nga Kongresi do të luajnë rol të rëndësishëm në avancimin dhe konsolidimin e politikave universitare të Republikës së Kosovës. Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë studentët e nivelit bachelor dhe master të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Data të rëndësishme për Kongresin:
• Dërgimi i abstraktëve deri më 10 Tetor 2017;
• Njoftimi për pranimin e punimeve deri më 20 Tetor 2017;
• Pagesa për pjesëmarrje aktive deri më 20 Tetor 2017;
• Pagesa për pjesëmarrje pasive deri më 26 Tetor 2017;;
• Dërgimi i agjendës për Kongres me 26 Tetor 2017;
• Data e mbajtjes së Kongresit: 27-28 Tetor 2017.

Më të lexuarat

Tribuna

Email