Malisheva e përgatitur për korrjen e grurit
Ekonomi

Malisheva e përgatitur për korrjen e grurit

03 Korrik 2017 | 19:12

Drejtoria Komunale për Bujqësi e Malishevës ka njoftuar se i ka bërë të gjitha përgatitjet për fushatën e korrje shirjeve të këtij viti.

Kështu u bë e ditur në mbledhjen e rregullt të së hënës, të Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku. Po ashtu në këtë mbledhje u bë e ditur se korrjet kanë filluar, por janë ndërprerë për shkak të motit.

Sipas drejtorit për Bujqësi, Murat Hoxha, kjo drejtori i ka bërë të gjitha përgatitjet për fushatën e korrje shirjeve, ku është formuar edhe shtabi për mbikëqyrjen e kësaj fushate. Hoxha tha se “rendimentet e pritura janë 4000 kilogram për një hektar, ndërsa të mbjella me grurë janë 3895 hektarë”.

Edhe Drejtoria e Inspektoratit, ka bërë të ditur se kanë filluar me mbikëqyrjen apo inspektimin e mullinjve të cilët do ta pranojnë grurin e këtij viti, transmeton Klan Kosova.

Përndryshe, në këtë mbledhje u tha se është duke u vazhduar me realizimin e projekteve sipas planifikimeve, ndërsa gjatë këtij viti, pritet të hyjnë në funksion edhe katër objekte të reja shkollore.

Sa i përket shkollave, Drejtoria për Arsim dhe Edukim, përkatësisht drejtori Avdi Morina, tha se krahas regjistrimit të nxënësve, janë duke u bërë edhe përgatitjet tjera për fillimi e vitit të ri shkollor 2017-2018.

Më të lexuarat

Tribuna

Email