Ky është rregulli i ri për rimbursimin e kuponëve fiskal
Ekonomi

Ky është rregulli i ri për rimbursimin e kuponëve fiskal

03 Korrik 2017 | 19:12

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), nga data 1 korrik ka ndryshuar formën e rimbursimit të qytetarëve të cilët dorëzojnë plikot me kuponë fiskal. Me formën e vjetër të rimbursimit ATK ka rimbursuar në vlerë mbi 24 milionë euro.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ka thënë se do të rimburësohen vetëm tre deri në 4500 pliko.

“Plikoja duhet të përmbajë minimumi 60 kuponë me vlerë 250 euro, e vlera që do të rimburësohen është dhjetë për qind e vlerës së kuponëve fiskal, ku maksimumi i vlerës do të jetë 100 euro”, ka thënë Imeri.

Nga fillimi i këtij projekti në vitin 2015 deri më tash janë rimbursuar mbi 24 milionë euro nga mbi një milionë pliko të dorëzuara.

Ai ka thënë se ende janë në procesim edhe 2/3 e plikove për muajt janar-shkurt-mars dhe se ato shumë shpejt do të rimburësohen

Më të lexuarat

Tribuna

Email