KËMBIM VALUTOR -EURO FILLON TË FORCOJË POZITAT
Ekonomi

KËMBIM VALUTOR -EURO FILLON TË FORCOJË POZITAT

20 Korrik 2017 | 10:44

Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha e përbashkët europiane, pas një dobësimi të lehtë, ka filluar të fitojë pikë në këmbim me lekun

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të mërkurën euro këmbehet 132.4 lekë ose 0.13 pike më shumë se një ditë më parë. Pozitat duket se i ka forcuar edhe dollari amerikan. Monedha e gjelbër këmbehet sot 0.24 lekë më shumë të martën, duke u kuotuar në vlerën e 114.95 lekë.

Sipas operatorëve të tregut valutor, ecuria e këmbimit reflekton zhvillimet në bursat ndërkombëtare por padyshim edhe efektet sezonale, që sipas tyre, ne këtë sezon veror prevalon dobësimi i valutave në këmbim me lekun si rezultat i fluksit të turistëve edhe emigrantëve që shtojnë prurjet në valutë në tregun vendas.

Gjithësesi referuar edhe kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro rezulton në nivelin më të ulët të tre javëve të fundit. Ndersa Leku prezantohet i fortë ndaj euros, prej rreth një viti e gjysëm, ndërsa edhe stina e verës pritet të favorizojë monedhën vendase, për shkak të sezonit turistik.

Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 114.95 +0.24
Euro EUR 132.49 +0.13
Poundi Britanik GBP 149.78 +0.21
Franga Zvicerane CHF 120.54 +0.37
Jeni Japonez (100) JPY 102.68 +0.45
Dollari Australian AUD 91.11 +0.08
Dollari Kanadez CAD 90.99 -0.04
Korona Suedeze SEK 13.87 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 14.24 +0.05
Korona Daneze DKK 17.83 +0.01
SDR SDR 160.74 +0.81
Ari(OZ 1) XAU 142519.61 +637.11
Argjend(OZ 1) XAG 1865.41 +13.07
Juani Kinez (onshore) CNY 17.02 +0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 17.02 +0.02

Më të lexuarat

Tribuna

Email