Izmaku: Deputetëve nuk do t’u rriten pagat, do të ketë nivelizim
Ekonomi

Izmaku: Deputetëve nuk do t’u rriten pagat, do të ketë nivelizim

29 Mars 2017 | 9:48

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, ka thënë se deputetëve nuk do t’u rriten rrogave.

Ajo ka deklaruar se në plan është nivelizimi i pagave për punëtorët e sektorit publik dhe mundësisht rritja e tyre, por kurrsesi rritja e pagave të ligjvënësve, njofton Klan Kosova.

“Deputetit nuk do t’i rritet paga asnjë cent. Kjo çështje as nuk është diskutuar. Ligji ende nuk ka ardhur në kuvend. Ka pasur një keqkuptim, një gabim profesional, të një gazetareje, që ka kërkuar falje. Sot është diskutuar për raportin e shpenzimeve të vitit të shkuar. Është diskutuar çështja e pagave të deputetëve të cilët në legjislaturën tjetër nuk do të jenë, të marrin pagë bazë për një vit, derisa të gjejnë punë. Asnjë deputet nuk do të ishte për rritjen e pagave. Në komision, pa ardhur ende ligji, kemi qenë unikë që të mos rriten pagat për asnjë cent”.

“Ligji për pagat e zyrtarëve të lartë është kthyer sepse duhet të bëhet pako me dy ligje tjera, në mënyrë që të bëhet nivelizimi i pagave. Nuk do të ketë ulje, por nivelizim pagash. Do të tentojmë që të ketë ngritje ndoshta, por kurrsesi ulje. Nuk do të votohet kurrë një ligj që dëmton buxhetin e ekonomive në vend”. /Telegrafi/

Më të lexuarat

Tribuna

Email