ITALI: GODITET KLANI MAFIOZ “BRANCACCIO” ME 60 MILIONË EURO PASURI
Ekonomi

ITALI: GODITET KLANI MAFIOZ “BRANCACCIO” ME 60 MILIONË EURO PASURI

20 Korrik 2017 | 10:46

Policia Antimafias italiane në bashkëpunim me Prokurorinë e qytetit të Palermos ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një megaoperacion i cili ka çuar në arrestimin e 34 personave anëtarë të klanit mafioz sicilian Brancaccio.

Arrestimet janë kryer në rajonet e Sicilisë, Toskanës, Lacios, Emilia Romana, Pulia e Liguria.

Mega operacioni ka çuar dhe në sekuestrimin e 42 sipërmarrjeve në zotërim të këtij klani mafioz më vlerë rreth 60 milionë euro.

Mes të arrestuarve është dhe bosi mafioz  Pietro Tagliavia, kreu i klanit Brancaccio dhe i familjes mafioze ”Corso dei Mille”, i cili ndodhej aktualisht në arrest shtëpiak me akuzën e trafikut të drogës

Akuza ndaj 34 të arrestuarve është pjesëmarrje në organizim mafioz, grabitje, vjedhje, korrupsion, përgjegjës të kërcënimeve të dhunshme e armëmbajtje pa leje.

Hetimet e antimafias së Palermos kanë mundur të rindërtojnë të gjithë organikën e klanit mafioz Brancaccio.  familjet përbërëse, rolin e çdo anëtari e mbi të gjitha kanë identifikuar elementët drejtues të këtij klani.

Hetimet kanë zbardhur gjithashtu se ky klan mafioz kishte kontrollin e plotë ndaj një grupi sipërmarrësish me aktivitet industrial që operonin në rajone të ndryshme të Italisë. Sipërmarrjet janë përdorur nga klani mafioz për korrupsion, mashtrim fiskal, zotërim e monopolizim të territorit.

Falë bashkëpunimit me mafien ky grup sipërmarrësish ka mundur të jetë lider kombëtar në sektorin e konfeksionimit industrial.

Në kuadër të këtij megaoperacioni Finanza e Antimafia italiane ka kryer sekuestrime makinerish e automjetesh dhe në sipërmarrjet e lidhura me klanin mafioz të Bracaccios.

Më të lexuarat

Tribuna

Email