Gjinovci në “thumb” të kritikave për mishin (VIDEO)
Ekonomi

Gjinovci në “thumb” të kritikave për mishin (VIDEO)

28 Mars 2018 | 20:19

 

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së ushqimit dhe veterinës, Valdet Gjinovci ishte shënjestër e kritikave për skandalet e fundit me mish.

Përgjatë raportimit para komisionit parlamentar, Gjinovci u ankua në numrin e paktë të inspektorëve që ka kjo agjenci.

“Dua të theksoj se në agjenci janë 71 inspektorë të cilët përkujdesen në kontrollin e brendshëm. Duke pasur parasysh numrin e madh të krerëve të gjedheve, për kontroll të tyre janë vetëm 10 në 37 komuna,” është shprehur ai. 

Gjinovci theksoi se kanë bërë disa herë kërkesë në qeveri që të rritet numri i inspektorëve dhe garantoi se në Kosovë nuk importohet mish pa afat.

“Te importi i mishit ju garantoj se mish pa afat nuk importohet. Për mishin nga Belgjika, e rikonfirmoj që ka qen mish pa afat që është ndaluar dhe është shkatërruar dhe nuk është importuar.”

Por, këtë e kundërshtoi deputeti Enver Hoti, i cili tha se në Kosovë importohet mish me afat pak para skadencës.

“Argumenti i kryeshefit nuk qëndron. Në Kosovë importohet mish me afat pak para skadencës dhe operatorët e qojnë nëpër stoqe dhe kështu ndodh që mishit t’i skadoj afati,” ka thënë Hoti.

Deputeti Driton Çaushi, veterinar me profesion tha se rasti i Belgjikës, është një rast ku ka treguar efikasitetin e agjencisë, por kjo sipas tij shpërfaqë mosefikasitetin total të saj, duke quar në gjetjen e tonelatave me mish pa afat nga inspektorët komunal.

“Rasti i Belgjikës është një rast i cili tregoi efikasitet të kësaj agjencie. Por, gjetja më pas e tonelatave me mish pa afat nga inspektorët komunal në tregun e brendshëm, shpërfaq mosefikasitetin total të kësaj agjencie,” shprehet Çaushi. 

Në fund të raportimit, televizioni tentoi që të marrë një prononcim nga Gjinovci për disa problematika të raportuara nga qytetarët për mish nëpër markete, por sikur edhe në disa raste të tjera, ai injoroi gazetarët.

Më të lexuarat

Tribuna

Email