Gjermania, 6 milionë euro për të punësuar shqiptarët e kthyer
Ekonomi

Gjermania, 6 milionë euro për të punësuar shqiptarët e kthyer

05 Maj 2017 | 12:08

Gjermania vazhdon të ndihmojë Shqipërinë në fusha të ndryshme. Gjermania do të ndihmojë azilkërkuesit e refuzuar shqiptarë me 6 milionë vetëm për punësimin e tyre në Shqipëri, njofton albinfo.ch.

Një numër i madh i shqiptarëve kishte shkuar në Gjermani, por ata janë kthyer pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

Gjashtë milionë euro është fondi për azilkërkuesit e refuzuar, derisa iu bëhet thirrje qytetarëve që të aplikojnë në mënyra të ligjshme.

Gjermania gjithashtu ka ndarë 41.5 milionë euro qeverisë shqiptare për projekte të bashkëpunimit teknik dhe financiar, derisa një shumë tjetër e madhe pritet të jepet edhe në projekte tjera, derisa shuma në total që ka ndihmuar Gjermania, Shqipërinë kap shifrën e 100 milionë eurove.

Më të lexuarat

Tribuna

Email