FMN REKOMANDIME PËR SPANJËN: RREGULLIMI I SEKTORIT BANKAR
Ekonomi

FMN REKOMANDIME PËR SPANJËN: RREGULLIMI I SEKTORIT BANKAR

20 Korrik 2017 | 10:48

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Spanja duhet të trajtojë dobësitë në sektorin financiar dhe të zbatojë reformat strukturore në tregun e punës, për të siguruar një rritje të fuqishme të ekonomisë.

“Pa progres të mëtejshëm në reformat strukturore, ekonomia do të qëndrojë e cenuar ndaj goditjeve. Ka ardhur koha për të trajtuar cenueshmëritë të lidhura me borxhin e madh publik dhe për të përfunduar ristrukturimin e sektorit bankar”, shkruan fondi, në raportin e vitit 2017 për Spanjën.

Sipas FMN, rimëkëmbja e ekonomisë spanjolle ka vazhduar të fuqizohet dhe ka rritur projeksionet për ekonominë në 3.1% për 2017-ën, nga 2.6% që vlerësonte më parë.  Reduktimi i papunësisë, veçanërisht tek të rinjtë, si dhe rritja e produktivitetit janë faktorë kritikë në perspektivën afatmesme të Spanjës.

Norma e papunësisë në Spanjë ka rënë së fundmi, megjithatë qëndron ende në 18.8%, që është norma e dytë më e lartë në Bashkimin Europian pas Greqisë.

Në lidhje me sektorin financiarë të vendit, FMN theksoi se, “rezoluta e shpejtë” e Banco Popular ka larguar një burim të pasigurive në sistemin bankar.

Popular u absorbua nga Santander në datën 7 Qershor, me një çmim simbolik prej 1 euro, pasi autoritetet europiane ndërhynë për të parandaluar kolapsin.

Megjithatë, FMN deklaroi se, pavarësisht konsolidimeve të fundit në bankat spanjolle, ka ende hapësirë për më shumë shkrirje apo masa të tjera që do të fuqizonin përfitueshmërinë e tyre.

Më të lexuarat

Tribuna

Email