Fitorja e Trumpit trondit tregjet e aksioneve
Ekonomi

Fitorja e Trumpit trondit tregjet e aksioneve

09 Nëndor 2016 | 15:07

Fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane shkaktoi një rënie të thellë të çmimeve të aksioneve në tregjet globale, duke dobësuar dollarin amerikan dhe duke ulur çmimet e naftës.

Indeksi evropian i aksioneve ra gati 2.7 për qind në këmbimet e së mërkurës në mëngjes. Indeksi NIKKEI i bursës japoneze humbi gati 5.4 për qind, ndërsa bursa e Hong Kongut ram ë shumë se 2.3 për qind. Shumë aksionerë i lëvizën fondet në investime më të sigurta si ari.

In Bankok, Vikas Kawatra, i agjencisë SCB Securities i tha Zërit të Amerikës se rënie thekson pasiguritë rreth premtimeve të zotit Trump për të ndryshuar rregullat e biznesit dhe për të bërë ndryshime të thella në politikat e tregtisë.

Megjithëse, investitori miliarder dhe mbështetësi i Trumpit, Carl Icahn I tha gazetës Wall Street Journal se Trump ka në plan të shkurtojë rregulloret dhe të ndihmojë bizneset të rriten në aspektin afatgjatë.

Analistë të tjerë në Nju Jork i thane Zërit të Amerikës se pakësimi i rregulloreve mund të jetë veçanërisht ndihmues në sektorët bankarë dhe atë të shpimit të naftës. Por ata thane gjithashtu se politikat kufizuese tregtare të Trumpit mund të dëmtojnë të ardhurat jashtë vendit të kompanive shumëkombëshe.

Më të lexuarat

Tribuna

Email