Basha: Revolucioni i vërtetë fiskal është ulja e TVSH-së
Ekonomi

Basha: Revolucioni i vërtetë fiskal është ulja e TVSH-së

09 Qershor 2017 | 11:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi sot në Elbasan programin ekonomik gjatë një takimi me punëtorë të një firme private, ku tha se çmimi i naftës është më i larti në rajon dhe për këtë fajësoi kryeministrin Rama.

“Tani ngaqë s’ka vet program merret me programin e Republikës së Re. Dhe bën mirë që merret. Plani është i integruar, asnjë masë nuk është më vete. Të gjitha funksionojnë së bashku. Revolucioni i vërtetë fiskal është ulja e TVSH-së. Taksa e sheshtë 9%, ka shkuar 15% sot. Qëllimi im si Kryeministër është të luftoj çdo ditë për të krijuar vende pune”, tha Basha

Kryetari i PD akuzoi Qeverinë për premtimet e pambajtura dhe përkeqësimin e gjendjes ekonomike në vend për shkak të politikave fiskale të gabuara.

Më të lexuarat

Tribuna

Email