Basha premton zhvillim të ekonomisë
Ekonomi

Basha premton zhvillim të ekonomisë

07 Qershor 2017 | 10:42

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi në Tranë me qytetarë, tha se sheh bashkëqytetarë të lëvizjes së 18 shkurtit, lëvizjes më të madhe post-pluraliste.

“Gongu i republikës së vjetër ra më 18 shkurt. Republikë e Re lindi nga ju dhe sot është një realitet që e prek çdo shqiptar dhe që do vazhdojë të funksionojë me votën e qytetarëve me 25 qershor. Dje i shpallën luftë lëvizjes tuaj, sot kërkojnë se kush e kush do të fus kokën në “Çadrën e Lirisë”, madje dhe kryeministri Rama ka filluar të bëjë fushatë me simbolin tonë me dy gishta”, tha ai.

Më tej, Basha shtoi se kryeministri thotë se Shqipëria është mirë ekonomikisht, por realiteti i përditshmërisë së shqiptarëve është i dhimbshëm.

“Ndryshimi i parë i Republikës së Re do të jetë një sistem me standard evropian, ku politikanët t’u  japin llogari qytetarëve. Parlamentarët do të zgjidhen drejtpërdrejtë nga  qytetarët dhe ata që nuk mbajnë fjalë, ju  do keni mundësi t’i shkarkoni para mandatit”, tha Basha.

Më të lexuarat

Tribuna

Email