Azemi: Kemi kërkuar rritje më shumë, presim vendim nga Qeveria
Ekonomi

Azemi: Kemi kërkuar rritje më shumë, presim vendim nga Qeveria

22 Janar 2018 | 21:05

Jusuf Azemi nga Sindikata e Sektorit Privat ka thënë se paga minimale në sektorin private me vite të tëra nuk është ndryshuar.

Ndryshe, thotë ai, ka ndodhur me sektorin publik.

Azemi vlerëson se gjendja në sektorin privat është e tmerrshme në këtë aspekt.

Në Euro Tribuna ai ka deklaruar se nuk kanë qenë të kënaqur as me këtë shumë, kanë këkruar më shumë, por që sipas tij nuk ka kthim mbrapa.

“Është punë e kryer kjo, kemi bërë shumë diskutime dhe jemi pajtuar të gjithë. Shpresojmë që sa më shpejt Qeveria e miraton këtë”, ka thënë Azemi.

Më të lexuarat

Tribuna

Email