32 ndërmarrje të vogla mbajnë tubimin afarist B2B
Ekonomi

32 ndërmarrje të vogla mbajnë tubimin afarist B2B

10 Nëndor 2016 | 13:26

Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të flasë para përfaqësuesve të 32 ndërmarrjeve të vogla kosovare që po marrin pjesë në tubimin afarist “Bizneset Bizneseve” (B2B).

Këto ndërmarrje janë përfituese të granteve të USAID-it përmes programit Avancojmë Kosovën se Bashku – Zgjidhjet Lokale, ndërsa B2B shënon përfundimin e trajnimit të specializuar në marketing dhe shitje, shënjim, dhe strategji.

Programi i USAID-it Avancojmë Kosovën se Bashku – Zgjidhjet Lokale, përmes partneritetit me komuna dhe partnerë tjerë qeveritar, punon me komunitetet e shënjestruara në angazhimin e qytearëve, vendosjen e lidhjeve tregtare në funksion të zhvillimit afarist dhe angazhimin e komunave.

Më të lexuarat

Tribuna

Email