Sanksionet ndaj operatorëve nëse nuk respektojnë afatin e kalimit në 383 (VIDEO)
Ekonomi

Sanksionet ndaj operatorëve nëse nuk respektojnë afatin e kalimit në 383 (VIDEO)

28 Mars 2018 | 22:58

Kryetari i bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi,  thotë se rregullatori ka të drejtë të ndërmerr masa të ndryshme në bazë të Ligjit për komunikime elektronike dhe të vëjë sanksione në raport me operatorët në varësi të shkeljeve që ata i bëjnë, përfshirë mos respektimin e afatit për kalim në kodin 383.

“Për neve kjo do të konsiderohej si shkelje e rregullativës tonë, në rast se nuk arrihen afatet dhe nuk ka arsyetim të qëndrueshëm pasojnë sanksionet,” është shprehur Gashi në emisionin EuroTribuna në TribunaChannel.

Sipas tij, kjo nuk do të ishte hera e parë dhe as e fundit, “operatorët e dinë dhe se është në interes të atyre”.

Sa i përket aspektit financiar, ai thotë se vetëm Telekomi i Kosovës ka humbur mbi 215 milionë euro nga shfrytëzimi i kodit 377./GazetaTribuna/

Më të lexuarat

Tribuna

Email