​Vermeulen: FMN do t’i mbështet projektet që përmirësojnë jetën e qytetarëve
Ekonomi

​Vermeulen: FMN do t’i mbështet projektet që përmirësojnë jetën e qytetarëve

14 Shtator 2017 | 17:42

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka zhvilluar sot një takim pune me Ruud Vermeulen, përfaqësues resident i FMN-së në Kosovë, i cili ofroi mbështetjen për projekte të cilat do të kenë në fokus jetën dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të qytetarëve në Kosovë.
Ministri i sapoardhur Reçica ka njoftuar Vermeulen rreth çështjeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohet aktualisht MPMS dhe hapat që duhet të ndërmerren drejt realizimit të tyre.Reçica ka premtuar përfaqësuesit e FMN-së, se vullneti, puna dhe profesionalizmi i tij si ministër i kësaj ministrie do të jetë në çdo kohë i pakontestueshëm. Ndërkaq, përfaqësuesi i FMN-së, Vermeulen ka theksuar nevojën e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët në realizimin e projekteve të mëdha që kanë përpara.

Më të lexuarat

Tribuna

Email