​Stavileci: S’ka hapësirë për panik sa i përket furnizimit me energji elektrike
Ekonomi

​Stavileci: S’ka hapësirë për panik sa i përket furnizimit me energji elektrike

03 Gushtë 2017 | 9:34

Paralajmërimet se mund të ketë mungesë të energjisë për shkak të mungesës së thëngjillit si pasojë e shpronësimeve, u diskutua edhe në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tha se nuk ka hapësirë për panik, pasi që institucionet përkatëse, kanë ndërmarrë të gjitha masat e veprimit, që të mos ketë pengesa, sa i përket furnizimit me energji elektrike.Ndërkaq ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Sshala tha se ministria që ai drejton i ka kryer punët që i takojnë sa i përket procesit të shpronësimeve, por sipas tij KEK-u është vonuar në këtë drejtim.
Ndërkaq kryeministri në detyrë Isa Mustafa, kërkoi nga institucionet e vendit që të marrin masa, që vendi oë mos mbet pa furnizim me energji.
Krizën energjetike e ka paralajmëruar vet drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj sipas të cilit nëse nuk veprohet Kosova do të mbes në terr.

Më të lexuarat

Tribuna

Email