​Pas 14 muajsh rifillon nxjerrja e thëngjillit në Shipitullë, banorët do të zhvendosen
Ekonomi

​Pas 14 muajsh rifillon nxjerrja e thëngjillit në Shipitullë, banorët do të zhvendosen

14 Shtator 2017 | 8:39

Ekskavatori i KEK-ut, puna e së cilit ishte ndaluar për më shumë se një vit sonte ka rifilluar punën.
Në mihjen sipërfaqësore të këtij fshati sonte doli edhe vet kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Ai që nga mbrëmë ka nisur bisedimet me banorët e këtij fshati të cilët nuk kanë lejuar nxjerrjen e thëngjillit pa u plotësuar kërkesat e tyre, shpronësimin dhe punësimin e nga një anëtari të familjes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Për kryeministrin Haradinaj ky është një lajm i mirë që i ka ndodhë vendit. Ai në një konferencë mbajtur krejt afër ekskavatorit të madh tha se me arritjen e kësaj marrëveshje dhe punën që ka filluar në këtë mihje Kosovës i siguron thëngjill të mjaftueshëm.”Pas konsultave që kemi pasur me banorët edhe të Shipitullë dhe Hades, menaxhmentin e KEK-ut Minsitrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe ajoe Ambientit kemi ardhur deri te zgjidhja, ekskavatorët e KEK-ut kanë filluar punë, ka mbetur edhe pak kohë dhe vështirësohet puna, po besoj ende jemi në kohë që mos të ndalet puna prodhimi i energjisë në blloqe sikurse të ishim vonuar mos me ndodhë kjo nisje dhe sikur të ndodhë ndalja e prodhimit Kosova do të humbte 500 mijë euro në ditë.. pra kemi qenë afër një situate që do të na kushtonte shumë. Na kanë thanë që ky ekskavator nuk ka punuar qe 14 muaj. Ne mendojmë që do t’i zëmë kohët e humbura dhe furnizimi me energji në këtë dimër do të jetë në nivel”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se si model për zhvendosje e kanë marrë modelin e banorëve të lagjes Shalë të Hades të cilët vite më parë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre duke u vendosur në fshatin Orlloviq.Kryeministri i vendit tha se të premten do t’i dërgojë në Qeveri dy vendime për banorët e Shipitiullës, njëri për shpronësim dhe tjetri për punësimin e nga një anëtari të familjeve të zhvendosura. “Është punuar gjatë për të gjetur formulën e kompensimit , komisioni për zhvendosje e ka jap një formulë e cila ka ndodhë më herët. Ne jemi kthyer në formulën e Hades, e cila formulë është pranuar nga banorët e Shipitullës. Ata janë të gatshëm edhe për zhvendosje. I kam përgatit dy vendime për Qeverinë, të premten Qeveria do t’i ketë në tavolinë për kompensim, por po ashtu edhe për t’i dhënë prioritet në punësim familjeve që zhvendosen sepse zhvendosja krijon kategori të veçantë dhe krijon vështirësi të shumta për jetë, nuk është e thjeshtë me të hjek nga vendbanimi i përhershëm para se të hyjë në dimër. Zgjidhja nuk është ideale por është zgjidhje reale’, tha Haradinaj kur u pyet se cila është marrëveshja konkrete për zhvendosje. Kryeministri i vendit është pyetur edhe për ndërtimet e reja që janë bërë në këtë zonë por që sipas Haradinajt ky nuk është faji i banorëve sepse ata nuk kanë mundur tërë jetën të jetojnë me një status të padefinuar. Kryeministri kërkoi sqarime edhe nga drejtori i KEK-ut për ndërprerje të energjisë elektrike hiq ma larg se sot. Arben Gjuka sqaroi se ndërprerjet janë bërë nga operatori tjetër KEDS e që sipas tij është shkaktuar nga moti i keq. Rifillimin e punës së ekskavatorëve të KEK-ut në Shipitullë tregon se përveq që ka siguri të furnizimit me rrymë por më shumë, , siguri kombëtare të vendit për ekonominë dhe bizneset. “Fal kësaj marrëveshje ne mund të konfirmojmë se kemi evituar një katastrofë për tërë vendin. Ndërprerjet e energjisë që kanë në Prishtinë ju e dini janë nga një operator tjetër për shkak të kushteve atmosferike që kanë mbretëruar. Me sonte mund të konfirmojmë se kemi stabilitet të energjisë elektrike”, tha Gjuka.Haradinaj në Shipitullë është shoqëruar nga kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi dhe anëtarët e kabinetit të tij.

Më të lexuarat

Tribuna

Email