​OSHP-ja vazhdon të ketë problem ruajtjen e integritetit institucional
Ekonomi

​OSHP-ja vazhdon të ketë problem ruajtjen e integritetit institucional

13 Shtator 2017 | 16:15

Mungesa e konsistencës në vendimmarrje si dhe shkelja e afateve kohore për trajtimin e ankesave, nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP) janë disa nga problemet e evidentuara gjatë monitorimit të këtij institucioni nga Demokracia Plus (D+), përderisa ruajtja e integritetit institucional del të jetë problemi kryesor i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.

Hulumtuesi në  D+, Isuf Zejna, ka thënë se në këtë raport gjinden të gjitha faktet dhe argumentet për të gjeturat që organizata ka shtjelluar.

Sipas tij, në vazhdën e problemeve, D+ ka renditur edhe mungesën e konsistencës në vendimmarrje, pasi që OSHP për situata të njëjta apo të ngjashme ka interpretuar Ligjin e Prokurimit në forma të ndryshme, ndërsa ka thënë se në raport theksohet edhe shkelja e afateve kohore të OSHP-së për trajtimin e ankesave.

Sipas Sara Zhubit nga Demokracia Plus, çështje shumë e rëndësishme është zgjidhja e problemeve të identifikuara. Kështu ajo ka numëruar disa nga rekomandimet që D+ ka dhënë për OSHP-në në këtë rast, si synim të rritjes së integritetit të këtij institucioni.

Në raportin e monitorimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Demokracia Plus ka renditur edhe disa rekomandime të tjera si: sigurimin e konsistencës në vendimet e OSHO-së përmes krahasimit të vendimeve, ndërmarrjen e masave në parandalimin e konfliktit të interesit, matjen e performancës së ekspertëve në OSHP-së për të siguruar kualitet të lartë të punës, rritjen e bashkëpunimit të OSHP-së me prokurorinë si dhe të mos angazhohet asnjë ekspert i cili ka kryer vepra penale për çfarëdo vepre jo etike.

Ndryshe, kjo është hera e dytë që Demokracia Plus del me raport për punën e Organit Shqyrtues Të Prokurimit Publik, ndërsa raporti i publikuar të mërkurën përfshinë periudhën mars – qershor të këtij viti.

Më të lexuarat

Tribuna

Email