​Lluka dhe Zeka diskutojnë për zhvillimet ekonomike në vend
Ekonomi

​Lluka dhe Zeka diskutojnë për zhvillimet ekonomike në vend

18 Shtator 2017 | 12:45

Zhvillimet ekonomike në vend, me theks të veçantë sektorët që mbulon MZHE kanë qenë temat që Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka diskutuar gjatë takimit që zhvilloi sot me drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë OEAK, Arian Zeka.
Me këtë rast, ministri Lluka ka vlerësuar rolin e OEAK në mbështetje të bizneseve përmes pjesëmarrjes aktive në proceset e hartimit të politikave dhe legjislacionit, duke theksuar se bashkëpunimi mes OEAK dhe MZHE do të vazhdojë edhe më tutje. Ministri Lluka kërkoi që Oda Amerikane të jetë urë ndërlidhëse e bashkëpunimit në mes kompanive Amerikane dhe investitorëve të fuqishëm në interes të Kosovës dhe MZHE-së.Kreu i MZHE-së është ndalur te rëndësia e zhvillimit të sektorëve strategjikë si energjia, minierat, teknologjia e informacionit dhe ndërmarrjeve publike, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Nga ana e tij, drejtori Ekzekutiv i OEAK, Arian Zeka ka falënderuar ministrin Lluka për gatishmërinë për të avancuar më tej bashkëpunimin mes dy institucioneve në funksion të përmirësimit të mjedisit për zhvillimin e bizneseve, përkatësisht zhvillimin ekonomik. Ndër temat tjera që u diskutuan ishte edhe furnizimi i rregullt dhe stabil me energji, zhvillimi i BRE-ve dhe rritja e Efiçiencës së Energjisë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email