​Lekaj: Së shpejt rifillon lëvizja e trenit
Ekonomi

​Lekaj: Së shpejt rifillon lëvizja e trenit

22 Shtator 2017 | 15:06

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj pas takimit me bordin drejtues të Infrakos dhe Trainkos, ka deklaruar se lëvizja e trenit do rifillojë se shpejti në mënyrë që qytetarëve dhe bizneseve t’i mundësohet një qarkullim sa më i lehtë dhe sa më pak i kushtueshëm.
Ministri Lekaj është takuar edhe me udhëheqësit e Komunës së Mamushës, kanë biseduar për mundësinë e ndërtimit të një bypass-i, i cili do të mundësojë kyçjen në autostradën “Ibrahim Rugova” për rreth 40 mijë banorë.Kurse, pas takimit me bordin drejtues të Infrakosit dhe Trainkosit, Lekaj ka thënë se për të dyja këto çështje, qysh sot kanë ndërmarrë hapa konkret për të bërë zgjidhje. “Do të punojmë që këto të realizohen në afat sa më të shpejtë. Ne kemi ardhë këtu në shërbim të qytetarit dhe së bashku do të arrijmë suksese.”, ka thënë ai.

Më të lexuarat

Tribuna

Email