​Krasniqi: Këtë vit 100 milionë euro më pak të hyra buxhetore
Ekonomi

​Krasniqi: Këtë vit 100 milionë euro më pak të hyra buxhetore

12 Shtator 2017 | 8:59

Mos konstituimi i institucioneve të vendit tash e tre muaj paraqet implikime të shumëfishta negative në ekonominë e Kosovës. Mos rishikim i buxhetit, ndikon në realizimin e mbi 100 milionë eurove të paraparë si të hyra që vijnë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).
Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se mos funksionimi i Qeverisë, mbetet problematike edhe për realizimin e fondit të IPA 2.Ndryshe nga IPA 2, Kosova do të përfitonte ndihma financiare nga Bashkimi Evropian në shumë totale prej 2.9 miliardë euro për periudhën 2014-2020. Ai po ashtu ka thënë se ka edhe projekte të tjera nëpër ministri të caktuara që nuk do të mund të realizohen sivjet. Ndërsa sa i përket humbjes së mjeteve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ai tha se Kosova ka humbur 16 milionë euro kredi jo donacione.Kurse, sa i përket fondeve për sigurimet shëndetësore, Krasniqi tha se mjetet financiare janë në buxhet për 6 mujorin , ndërsa janë të parapara për krejt vitin.
Ai ka thënë se nuk do të ketë asnjë problem financiar, sipas tij viti 2017-të do të përmbyllet me bilanc pozitiv. Ai po ashtu tha se janë në përgatitje të buxhetit për vitin 2018-të dhe se në vitin e ardhshëm do të përfundojë gjitha projektet që janë nis.
Sipas tij, pozitive është se do të ruhet stabiliteti në kuptimin financiar dhe se janë të gatshëm edhe për tre vite të ardhmen të kenë bilancë pozitiv të buxhetit.

Më të lexuarat

Tribuna

Email