​Kosova merr kredi nga BB-ja 34.3 milionë euro
Ekonomi

​Kosova merr kredi nga BB-ja 34.3 milionë euro

03 Gushtë 2017 | 9:32

Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Marko Mantovanelli, nënshkruan marrëveshje për financimin e projektit të konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport, si dhe marrëveshja për financimin e granteve për bujqësi përfshirë edhe rehabilitimin e kanaleve në skemat e ujitjes “Radoniqi” dhe “Dukagjini”, marrëveshje këto që kapin vlerën 34.3 milionë euro.
Ministri Hoti tha se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, këto dy marrëveshje do të mundohen që t’i ratifikojnë dhe të hyjnë në fuqi.Marko Mantovanelli bëri të ditur se këto dy marrëveshje janë finalizuar pas një pune disamujore me institucionet e Kosovës. Ai tha se këto marrëveshje do të mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës.
“Këto dy projekte janë qendrore për agjendat e Qeverisë së Kosovës. Po mundohemi t’i ndihmojmë Kosovës për prodhimin e brendshëm si dhe të jetë e aftë për konkurueshmëri e jashtme. Përfundimisht përfitimi i gjithë kësaj është hapja e vendeve të reja të punës.”, tha ai.
Përfaqësuesi i BB-së tha se presin ratifikim sa më shpejt të këtyre marrëveshjeve nga Kuvendi i ri.

Më të lexuarat

Tribuna

Email