​Investime të reja të KEDS-it në zonat turistike të Pejës
Ekonomi

​Investime të reja të KEDS-it në zonat turistike të Pejës

08 Tetor 2017 | 8:56

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS në kuadër të Master Planit investiv tashmë ka filluar projektet rajone me rëndësi të madhe për turizmin në Pejë.
“Maja e zezë” në Pejë rajon që vitet e fundit po shquhet për zhvillim veprimtarie turistike e hoteliere, Peklena, Rosuja dhe Shtupeqi i madh i Rugovës, që së shpejti pritet të përfitojnë nga investimet e KEDS-it.Këto katër të ndara në faza dhe dinamika kohore kanë të bëjnë me ndërtimin e rrjetit, realizimin, përmirësimin dhe rritjen e kualitetit në furnizim aty ku ka shtrirje. Për të biseduar rreth këtyre investimeve dhe të tjerave që janë në plan, të premten ka ardhur në komunën e Pejës drejtori ekzekutiv i KEDS-it, George Karagutoff, me ç’rast ka takuar edhe kryetarin e komunës në detyrë, Gazmend Muhaxhirin. “Kishim kënaqësinë të presim në takim Drejtorin Ekzekutiv të KEDS-it, Karagutoff ku biseduam biseduam për realizimin projekteve të radhës, Maja e Zezë, Peklena, Shtupeq i Madh dhe Rosuja,” tha Muhaxheri. Këto investime i mirëpresin edhe qytetarët e Pejës. “Energjia për zonat malore të Pejës është bash sikur ajri, që nuk bënë pa të. Për rajonet që ne po flasim është folur që nga vitet e 80-ta e 90-ta kur kemi qenë në okupim. Me këtë veprim KEDS do ta rrisë autoritetin e vet si kompani në tërë Kosovën,” shprehet Besnik Berisha, qytetar i Pejës. Master Plani i investimeve të KEDS-it parasheh që deri në vitin 2025 e tërë Kosova të ketë një rrjet modern të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Më të lexuarat

Tribuna

Email