​Hapet shtëpia e dizajnit grafik dhe shtypshkronja “Graphical House”
Ekonomi

​Hapet shtëpia e dizajnit grafik dhe shtypshkronja “Graphical House”

22 Shtator 2017 | 15:11

Në kryeqytet sonte është hapur shtëpia më e re e dizajnit grafik, e cila është njëkohësisht edhe shtypshkronjë. “Graphical House” u hap nga Endrit Aliu dhe Amir Breznica, që të dy dizajnerë grafik.

Drejtori i “Graphical House”, Endrit Aliu tha se qëllimi i shtëpisë së dizajnit grafi dhe shtypshkronjës, është prurja e dizajnëve të reja në tregun kosovar, të cilat nuk janë parë më herët dhe të cilat janë unike.

“Qëllimi jonë si firmë e re që e kemi hapë, është që në treg të Kosovës me u shtu brendi edhe dizajni i ri, të cilat nuk janë të përfshi deri tash do me thënë, disa hyrje të reja teknike. Në pika të shkurta çka mund të them është, dmth. logo të cilat prehen, dizajnohen, do të thotë janë unike, të cilat nuk janë të kopjuara, të dizajnuara nga tjetër kush, por vetëm nga firma jonë”, tha Aliu.

Aliu gjithashtu shtoi se shërbimet të cilat qytetarët do t’i gjejnë në “Graphical House”, janë shtypja e librave të të gjitha llojeve, në përjashtim të atyre shkollor, broshura, meny, vizitkarta dhe gjithashtu dizajne për logo, reklamime etj.

Njëri prej dizajnerëve të “Graphical House” dhe njëkohësisht edhe bashkëthemelues, Amir Breznica tha se kjo ide lindi si rezultat i mungesës së dizajnëve unike në tregun Kosovar. Ai mes tjerash tha se “Graphical House” nuk do të ndalet me kaq dhe se në të ardhmen ata pretendojnë të hapin edhe pika tjera në Kosovë dhe gjithashtu në rajon.

“Deri të ideja ka ardhur me këtë shokun tim, e pamë që shumë dizajne janë bë si monotoni këtu, deshëm me bo diçka pak më ndryshe dhe që po shpresojmë që kemi më pas sukses në punën që e bëjmë pa lodhje, e bëjmë me qejf. ‘Graphical House’ në të ardhmen me pika të reja nëpër Kosovë, e po ashtu edhe në rajon. ‘Graphical House’ është vetëm fillimi i punës, i cili do të mund ta pasurojë tregun me dizajne unike dhe të veçanta”, u shpreh Breznica.

Ne ceremoninë e hapjes së “Graphical House” pat të ftuar nga fusha politike dhe ajo kulturore.

Më të lexuarat

Tribuna

Email