​Greqia shënon rritje ekonomike
Ekonomi

​Greqia shënon rritje ekonomike

06 Qershor 2017 | 14:11

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Greqi ka regjistruar rritje me 0,4 për qind në tremujorin e parë në raport me tremujorin e katërt të vitit 2016, njoftoi të premten enti grek i statistikave (Elstat).
Ky lajm erdhi ndërkohë që vendi është në negociata me kreditorët, BE dhe FMN në kuadër të një takimi vendimtar në mes të muajit qershor të ministrave të Financave të eurozonës.
“Sipas të dhënave aktuale të korrigjuara, PBB-ja është rritur me 0,4 për qind në tremujorin e parë të 2017 në raport me tremujorin e katërt të 2016 kundër një kontraktimi me 0,1 për qind publikuar fillimisht gjatë vlerësimeve të para më 15 maj”, theksoi në një komunikatë Elstat. “Në një vit, PBB-ja është rritur me 0,4 për qind kundër një kontraktimi prej 0,5 për qind të njoftuar më parë”, sipas të njëjtit burim. Greqia parashikon një rritje ekonomike prej 1,8 për qind të PBB-së në 2017.

Më të lexuarat

Tribuna

Email