​Autostrada “Arbër Xhaferi” kryhet në vitin e ardhshëm
Ekonomi

​Autostrada “Arbër Xhaferi” kryhet në vitin e ardhshëm

14 Shtator 2017 | 17:41

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj vizitoi të enjten punimet të cilat janë duke vazhduar për ndërtimin e autostradës “Arbër Xhaferi”.
Ministri Lekaj tha se për projektin në fjalë prej 62 kilometra punimet po vazhdojnë dhe nuk ka asnjë vonesë në realizimin e projektit dhe sipas tij, segmenti i dytë do të përfundojë në fund të vitit kurse segmenti i tretë deri në fshatin Doganaj do të përfundojë në vitin 2018. Lekaj tha se Qeveria nuk rrezikon të marr asnjë penallti nga konsorciumi Bechtel Enka. Drejtori i projektit Ryadh Alkhazraji tha se me ministrin e ri janë dakorduar që të vazhdojnë punën edhe më tej në realizimin e projektit sikur me ministrat tjerë. Ai tha se punimet për realizimin e projektit po shkojnë mirë dhe sipas planifikimit. Po ashtu u tha se në realizimin e këtij projekti nuk ka pasur asnjë aksident me punëtorë

Më të lexuarat

Tribuna

Email