​AMO, pjesëmarrëse në Panairin “FOOD Istanbul”
Ekonomi

​AMO, pjesëmarrëse në Panairin “FOOD Istanbul”

23 Shtator 2017 | 10:48

Panairi ndërkombëtar “FOOD Istanbul” në Stamboll të Turqisë, çdo vit e më shumë ka si mysafirë kompani të mëdha botërore.
Këtë vit, një ndër to është edhe kompania prodhuese nga Kosova “AMO Food Industry”, pjesë e kompanisë “Gllareva”.Kompania AMO njihet si prodhues i produkteve ushqimore dhe eksporton në shumë shtete regjionale dhe botërore. Gjatë pjesëmarrjes në këtë panair, kompaninë AMO e vizitoi edhe ministri i Doganave të Turqisë, Bylent Tyfekci, ku përfaqësuesi i kompanisë Sami Morina prezantoi produktet dhe mundësitë e kompanisë për prodhime ushqimore dhe kapacitetet për eksport. Kompania AMO është pjesëmarrëse në shumë panaire ndërkombëtare në Gjermani, Zvicër, Dubai, Francë dhe vende tjera të botës. Thënë më mirë, produktet e kompanisë AMO janë prezentë në më shume se 30 shtete në botë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email