Zvicra arreston dy persona për terrorizëm
Rajon - Botë

Zvicra arreston dy persona për terrorizëm

10 Tetor 2017 | 15:26

Policia zvicerane ka ndaluar dy azilkërkues tunizianë për lidhje të dyshuara me ekstremizmin e huaj.

Policia federale zvicerane tha në një deklaratë të martën se ata urdhëruan arrestimet dy ditë më parë në qytetin jugor të Chiassos, pranë kufirit italian.

Në deklaratë thuhet se të dy u arrestuan sepse përbënin një rrezik potencial për sigurinë e brendshme zvicerane “në lidhje me aktivitetet terroriste jashtë vendit”.

Deri tek arrestimet erdhi një ditë pasi autoritetet italiane thanë se Anis Hanachi, 25-vjeçar i dyshuar për terrorizëm i cili u arrestua në Italinë veriore, kishte luftuar në Siri.

Autoritetet italiane thanë se Hanachi besohet të ketë radikalizuar vëllanë e tij më të madh Ahmed, i cili më 1 tetor therri për vdekje dy gra në qytetin francez të Marsejit.

Më të lexuarat

Tribuna

Email