Zaev tregon se kur do të fillojnë negociatat për çështjen e emrit
Rajon - Botë

Zaev tregon se kur do të fillojnë negociatat për çështjen e emrit

14 Nëndor 2017 | 12:15

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka thënë se pret që takimi i parë mes negociatorëve të Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara Mathew Nimetz të mbahet me 20 ose 21 nëntor.

Ai është shprehur se tani është koha që vendi të trajtojë këtë çështje dhe të lëvizë përpara.

“Kjo në të vërtetë është çështje aktuale në Maqedoni. Është e logjikshme që pas zgjedhjeve lokale të bëhet një përpjekje e re për zgjidhjen e këtij problemi thelbësor dhe të ndjeshëm që Greqia ka me emrin tonë kushtetues dhe që në të njëjtën kohë është pengesë në procesin e integrimit”, ka thënë Zaev pas takimit me homologun e tij slloven Miro Cerar, transmeton Konica.al.

Kreu i qeverisë së Maqedonisë ka shtuar se pritet që negociatat të thellohen gjatë këtij muaji.

“Ne në Maqedoni, po përpiqemi të ndërtojmë një konsensus kombëtar, presidenti i shtetit, qeveria, opozita, por në funksion të gjetjes së një zgjidhje dhe jo të shtyrjes së saj”, ka theksar Zaev.

Sipas tij, Maqedonia po ndërton marrëdhënie miqësore me Greqinë, duke shprehur bindjen se në këtë frymë miqësore mund të gjendet edhe një zgjidhje për emrin.

Më të lexuarat

Tribuna

Email