Trump serish godet mediat
Rajon - Botë

Trump serish godet mediat

16 Prill 2018 | 9:29

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbrojtur përdorimin e termit të tij “misioni ka përfunduar” në mesin e kritikave që kanë përcjellë goditjet e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës mbi caqet e regjimit të Bashar al-Assadit në Siri.

Ai ka akuzuar “mediat e lajmeve të rreme” për “kapjen” e termit me qëllim të poshtërimit të sulmeve të ndërmarra si përgjigje ndaj sulmit me armë kimike në Siri.

Rusia dhe Siria insistojnë se nuk ka pasur sulme me mjete kimike më 7 prill në qytetin sirian Douma, si pasojë e të cilave kanë humbur jetën shumë civilë të pafajshëm.

Por, presidenti i Francës Emmanuel Macron tha sonte se sulmet e treshes Britani e Madhe, Francë dhe SHBA ndaj caqeve siriane ishin ndërmarrë pasi ishin gjetur prova për përdorim të armëve të ndaluara kimike mbi popullatën siriane.

Më të lexuarat

Tribuna

Email