Trump: Arsenali nuklear i SHBA-ve më i fuqishëm se kurrë më parë
Rajon - Botë

Trump: Arsenali nuklear i SHBA-ve më i fuqishëm se kurrë më parë

09 Gushtë 2017 | 15:22

Donald Trump ka thënë që falë tij arsenali nuklear i Amerikës është më i fuqishëm se kurrë më parë.

Kjo deklaratë e tij vjen një ditë pasi vazhdoi retorikën e ashpër me Korenë e Veriut, duke thënë që nëse kjo e fundit vazhdon me kërcënime do të përballet me “zjarr dhe tërbim”.

“Puna e parë që kam bërë si president, ishte rinovimi dhe modernizimi i arsenalit nuklear. Tani është më i fuqishëm se kurrë më parë. Shpresoj që kurrë nuk do t’i përdorim, mirëpo asnjëherë nuk do të ketë ndonjë moment kur ne nuk jemi shteti më i fuqishëm në botë” ka shkruar Trump ne Twitter.

Ndersa Sekretari i Shtetit Amerikan, Rex Thillerson, ka udhëtuar sot në territorin amerikan në Guam, pasi Koreja e Veriut kishte kërcënuar që do të hedhë raketa në këtë vend.

Megjithatë përmes një deklarate të shkurter Tillerson ka thënë që Amerika nuk ka nevojë që të brendoset dhe se nuk ka ndonjë kërcënim të pashmangshëm.

Më të lexuarat

Tribuna

Email