Tragjedi shqiptare/ babë e bir dhunojnë nusen e re
Rajon - Botë

Tragjedi shqiptare/ babë e bir dhunojnë nusen e re

19 Prill 2017 | 11:43

Babë e bir kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses, pr të dy kanë përfunduar në pranga.

 Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve Gjerak Alevica, 52 vjeç dhe Ledion Alevica 34 vjeç (at e bir), të dy banues në fshatin Kuç-Devoll.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 18.04.2017, në banesë shtetasi Gjerak Alevica për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj nuses së djalit të tij shtetases V.A, 33 vjeç (bashkëshortja e 34 vjeçarit).Gjithashtu edhe shtetasi Ledion Alevica, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij Gjerak Alevicës.

Ndërkohë qënjë tjetër arrestim që është bërë nga Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Korçë, ishte ajo e shtatsit Leonard Mici, 48 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi,  më datë 18.04.2017, në lagjen nr 9 në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka goditur me sende të forta dhe grushta shtetasin Gj.P, 56 vjeç, banues në Rrëshen-Mirditë, duke i shkaktuar këtij të fundit plagosje të lehtë. Shtetasi Gj.P ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Më të lexuarat

Tribuna

Email