Shqipëria po shkatërron gjithë armatimin që doli nga përdorimi me anëtarësimin në NATO
Rajon - Botë

Shqipëria po shkatërron gjithë armatimin që doli nga përdorimi me anëtarësimin në NATO

11 Nëndor 2017 | 14:22

Ministria e mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se ushtria e ka përfunduar shkatërrimin e tonelatave të municionit dhe të mijëra armatimeve, që kishin dalur jashtë përdorimit kur Shqipëria u pranua në NATO.

Ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka, tha dje se municionet e fundit ishin shkatërruar në kapacitetet në pjesën qendrore të Shqipërisë.

Shqipëria u anëtarësua në NATO në vitin 2009 dhe i ka zëvendësuar pushkët automatike të vjetruara të tipit Kalashnikov me armatim të standardeve të NATO-s.

Afro 26 mijë tonelata municion dhe më tepër se 100 mijë armë të vogla, të prodhimit sovjetik dhe kinez, janë shkatërruar në kuadër të transformimit.

Afro 656 mijë armatime dhe 1.5 miliard municione ishin vjedhur nga depot ushtarake shqiptare në vitin 1997, gjatë trazirave civile, që ishin shkaktuar nga mashtrimet në skemat piramidale.

Më të lexuarat

Tribuna

Email