Shqipëri, edhe 1 muaj betejë më zjarret
Rajon - Botë

Shqipëri, edhe 1 muaj betejë më zjarret

11 Gushtë 2017 | 16:48

Në territorin e Bashkisë së Tiranës janë aktive 3 vatra, ajo në malin e Derjes, në Krrabë dhe vatra e riaktivizuar në Pezë.

Drejtori i Repartit të Zjarrfikësve të Tiranës kërkon nga banorët e zonave ku ka potencial për krijimin e vatrave të rrezikshme që të tregojnë kujdes për ato që quhen zjarrvënie të paqëllimshme.

“Qytetarët mundohen të hapin toka të reja bujqesore dhe të pastrojnë tokat e tyre dhe mendojnë të asgjësojnë mbeturinat bujqësore shkurreve, apo barishteve përmes zjarrit. Në këto dy muaj, në korrik dhe në gusht, kjo është e paparanueshme dhe asnjëherë nuk duhet të përdoret për arsye se zjarri në këto temeperatura del jashtë kontrollit”, deklaron Shkëlqim Goxhaj.

Në ditët në vijim, zjarrfikësit e Tiranës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Pyjeve dhe Agjencinë e parqeve dhe rekreacionit do të zhvillojnë një aksion për hapjen e disa korridorëve afër vatrave të zjarrit, që do të lehtësojnë dhe shpejtojnë shuarjen e flakëve.
thotë Goxhaj.
Por kur mund të quhet e përfunduar e gjithë situata emergjente e zjarreve në Tiranë?

“Ne, me parashikimet tona mendojmë se gjatë të gjithë muajit gusht dhe 10-ditëshi i parë i shtatorit do të jenë me ngjarje të tilla. Kryesorja është që ne jemi në gatishmëri dhe i kemi forcat dhe pajisjet që t’i përballojmë këto situata. Vetëm situata të jazhtëzakonshme, apo terrene shumë të thyera, siç është mali i Derjes tani dhe zona e Dajtit janë të papërballueshme për shërbimin tonë”, shton Goxhaj.

Më të lexuarat

Tribuna

Email