Shkatërrohet banda e hajdutëve të banesave, ja 20 vjedhjet spektakolare/ EMRAT
Rajon - Botë

Shkatërrohet banda e hajdutëve të banesave, ja 20 vjedhjet spektakolare/ EMRAT

21 Prill 2017 | 10:00

Policia e Durrësit ka goditur një bandë hajdutësh në qytetin e Durrësit, të cilët grabisnin banesa.

Finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “Brava” ka çuar në pranga dy persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Policia ka dokumentuar 20 raste vjedhje banesash në lagje të ndryshme të qytetit në ngarkim të katër personave. Policia ka arrestuar Rezart Hyskollin, 29 vjeç dhe Gentjan Kalan, 30 vjeç, të dy nga Tirana.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit kanë zbardhur dhe dokumentuar 20 vjedhje banesash. Gjithashtu policia ka sekuestruar një armë zjarri, fishekë, cannabiss, automjete, pjesë e sendeve të vjedhura, vlera monetare dhe mjetet që kryenin veprimtarinë kriminale.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, pas një pune hetimore disa mujore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të 18 vjedhje banesash të kryera në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit.

Janë ndaluar dy prej autorëve të dyshuar dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tyre.

Ndalohen shtetasit:

• Rezart Hyskolli, 29 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje;

• Gentjan Kala, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, aktualisht me masë sigurie “arrest shtëpie” për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre, shtetasit:

• S.T. 27 vjeç, banues në Tiranë;

• D.I. 24 vjeç, banues në Tiranë.

Të arrestuarit janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur banesat e shtetaseve L.B., në lagjen Nr.1 Durrës dhe R.B. në lagjen Nr.6 Durrës.

Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 18 vjedhjeve të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, konkretisht:

1. Më datë 01.11.2016, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Ll. R., 59 vjeç, ku kanë marrë 1 000 € dhe disa bizhuteri.

2. Më datë 18.11.2016, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Q.Ç. 65 vjeç, ku kanë marrë 83 000 lekë.

3. Më datë 24.11.2016, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases M.Sh. 51 vjeçe, ku kanë marrë 100 000 lekë dhe disa bizhuteri.

4. Më datë 27.12.2016, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H..L. ku kanë marrë 1 Televizor.

5. Më datë 01.01.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit D.Ç. 46 vjeç, ku kanë marrë 1 300 000 lekë dhe disa bizhuteri.

6. Më datë 07.02.2017, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit G.T. 43 vjeç, ku kanë marrë 40 000 lekë dhe 400 €.

7. Më datë 22.02.2017, në lagjen Nr.7, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.Sh. 65 vjeç, ku kanë marrë dy televizorë.

8. Më datë 06.03.2017, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.A. ku kanë marrë sende me vlerë rreth 225 000 lekë.

9. Më datë 08.03.2017, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.V. 27 vjeç, ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një lap-top.

10. Më datë 09.03.2017, në lagjen Nr.18, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.K. 50 vjeç, ku kanë marrë 100 000 lekë dhe disa bizhuteri.

11. Më datë 09.03.2017, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit G.B. 39 vjeç, ku kanë marrë disa bizhuteri.

12. Më datë 15.03.2017, në lagjen Nr.9, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.S. 74 vjeç.

13. Më datë 23.03.2017, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.L. 53 vjeç, ku kanë marrë dy televizorë.

14. Më datë 03.04.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases Y.K. 52 vjeçe, ku kanë marrë disa orendi shtëpiake.

15. Më datë 12.04.2017, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.M. 34 vjeç, ku kanë marrë 50 000 lekë.

16. Më datë 14.04.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.L. 25 vjeç, ku kanë marrë disa bizhuteri.

17. Më datë 18.04.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit V.C. 54 vjeç, ku kanë marrë 80 000 lekë dhe disa bizhuteri.

18. Më datë 18.04.2016, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Z.Ç. ku kanë marrë 150 000 lekë dhe disa bizhuteri.

Mekanizmi i kryerjes së veprave penale

Autorët e dyshuar e kryenin veprimtarinë e tyre kriminale me thyerje të bravave të apartamenteve, me mjete të ndryshme si: çelësa të adoptuar, fisha alumini, flutura shtrënguese, kaçavida, çelësa anglez, doreza. Në këtë mënyrë ato hynin brenda në banesë dhe vidhnin sende me vlerë. Sendet e vjedhura I transportonin me dy automjete dhe I dërgonin në një banesë në lagjen Nr.13, Plazh.Pas hetimeve të kryera në mënyrë të vazhdueshme është zbuluar se autorët kishin një apartament në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës, ku pas kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri pistoletë, model 54;

• gjashtë fishekë, model 54, kalibri 7.62 mm;

• një automjet tip Golf;

• një automjet tip Toyota;

• veglat me të cilat realizonin hapjen e dyerve duke thyer bravat (çelësa të adoptuar, fisha alumini, flutura shtrënguese, kaçavida, çelësa Anglez, dy palë dorashka);

• një sasi prej 130 000 lekë të reja;

•300 dollarë amerikane;

• 150 €;

• rreth 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;

• bizhuteri të ndryshme si: 20 varëse, 50 unaza, 18 byzylykë, 60 palë vëthë, 10 medaljone, 19 ora, 7 parfume, 6 telefona celularë, 6 karta komunikimi, 1 kamera, 2 aparate fotografikë karte abonimi TV, Playstation etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhim dhe shitje të armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” të kryera në bashkëpunim parashikuar në nenet 134/2, 278/4 dhe 283 të Kodit Penal.

Më të lexuarat

Tribuna

Email