Shefi i diplomacisë holandeze pranon se kishte gënjyer për Putinin
Rajon - Botë

Shefi i diplomacisë holandeze pranon se kishte gënjyer për Putinin

13 Shkurt 2018 | 19:40

Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Halbe Zijlstra, ka dhënë dorëheqje pasi pranoi se kishte dhënë informacione të rrejshme.

Ai tha se kishte gënjyer kur në vitin 2016 kishte deklaruar se ka marrë pjesë në një takim në të cilin presidenti rus Vladimir Putin tha se kishte plane të detajuara për

“Rusinë e Madhe”. Siç tha në arsyetimin e vendimit të tij, besueshmëria e tij është aq e dëmtuar saqë është e pamundur të vazhdojë punën, transmeton Reuters. Gjatë fushatës elektorale dy vjet më parë, Zijlstra tha se në vitin 2006 kishte dëgjuar liderin e Kremlinit të ketë folur rreth planeve për “Rusinë e Madhe”, ku do të përfshiheshin disa nga fqinjët e Rusisë.

Por, ai tash ka pranuar se nuk kishte qenë kurrë në një takim me Putin dhe se për deklaratat e Putinit kishte dëgjuar nga “dora e dytë”.

Më të lexuarat

Tribuna

Email